Zbulo Korrupsionin: Programi i Mentorimit dhe Avokimit për të Rinjtë

Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave (AIEN) po zbaton nismën “Zbulo Korrupsionin: Programi i Mentorimit dhe Avokimit për të Rinjtë” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Projekti po zbatohet në Tiranë dhe Shkodër duke targetuar të rinj profesionistë (mosha 18–35) dhe të rinj lokalë (mosha 15–29). 

Qëllimi i Përgjithshëm: Qëllimi i përgjithshëm është fuqizimi i të rinjve profesionistë dhe aktivistëve shqiptarë nga organizatat vendore të shoqërisë civile si aktorë proaktivë në luftën kundër korrupsionit, duke përmirësuar aftësinë e tyre për të njohur, raportuar dhe adresuar rreziqet nga korrupsioni në Arsimin, Prokurimin dhe Shërbimet Publike, me synim nxitjen e një kulture transparence dhe llogaridhënieje në komunitetet vendore.

Rezultatet e Pritshme:  Projekti synon të fuqizojë të rinjtë duke i pajisur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë aktive në qeverisje dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Kjo kapacitet i rritur do të kontribuojë në një sektor publik më transparent dhe më të përgjegjshëm në Shkodër, duke forcuar përfundimisht besimin e komunitetit në institucionet vendore.

  • Angazhim i Rritur i të Rinjve: Një rrjet i fuqizuar i të rinjve profesionistë të angazhuar aktivisht në nisma antikorrupsion, me gjithsej 75 pjesëmarrës që përfundojnë programin e mentorimit, role-play dhe identifikimin e shenjave të korrupsionit (“red flags”).
  • Njohuri dhe Aftësi të Përmirësuara: Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri kritike mbi ligjet dhe praktikat antikorrupsion, të demonstruara përmes raporteve të tyre hetimore.
  • Transparencë e Përmirësuar: Identifikimi dhe raportimi i 10 rasteve të shenjave të korrupsionit në institucionet vendore, që do të rezultojnë në rekomandime të zbatueshme për politikëbërësit dhe palët e interesit.

Rrjeti Antikorrupsion
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.