Rreth Nesh
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I) dhe organizatën Friends of Europe, ka ndërmarrë iniciativën “Shoqëria civile kundër korrupsionit – nga një sfidë lokale në një përgjigje Europiane”, mbështetur nga Komisioni Europian.
Qëllimi madhor i kësaj nisme është rritja e rolit të shoqërisë civile në pjesëmarrjen, monitorimin, advokimin dhe ngritjen e kapaciteve të përfaqësuesve të administratës publike, për një proces më të mirë politikëbërës, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Platforma synon të krijojë një kanal komunikimi midis Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) të angazhuara në luftën kundër korrupsionit dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë sfidë. Qëllimi kryesor është të lejojë shkëmbimin e informacionit, diskutimet dhe avokimin për luftën kundër korrupsionit, qeverisjen e mirë dhe drejtësinë. Platforma synon të inkurajojë pjesëmarrjen e institucioneve kundër korrupsionit, mediave, qytetarëve dhe bizneseve për të ndarë informacionin dhe për të diskutuar dhe avokuar për çështjet relevante.