Eventi Lanҫues i Projektit “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit – Nga një Sfide Vendase në një Përgjigje Evropiane”
Më 18 dhjetor 2025, Qendra ALTRI organizoi eventin “Partneritet për Integritet dhe Transparencë!” pranë Hotel Tirana International, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve publike, bizneseve, medias dhe shoqërisë civile në një tryezë të përbashkët dialogu.
Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe diskutime konstruktive mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial për forcimin e integritetit, rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.
Gjatë aktivitetit u prezantua platforma Rrjetiantikorrupsion.al, një mjet praktik për bashkëpunim, koordinim dhe nisma të përbashkëta ndërmjet aktorëve të ndryshëm. Platforma ofron hapësirë për dialog, shkëmbim informacioni dhe ndarjen e praktikave të mira, duke mbështetur një qeverisje më të hapur dhe të përgjegjshme.
Përveç prezantimit të platformës, pjesëmarrësit diskutuan forma konkrete bashkëpunimi ndërmjet aktorëve për promovimin e integritetit, si dhe sfidat dhe mundësitë që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në fushën e antikorrupsionit.
Ky aktivitet nënvizon rëndësinë e rrjeteve të koordinuara, dialogut gjithëpërfshirës dhe përdorimit të mjeteve digjitale për të forcuar besimin dhe efektivitetin e përpjekjeve kundër korrupsionit.














































