Monitorimi për Qëndrueshmëri

Qendra “All Green” ka nisur në janar tw kwtij viti zbatimin e iniciativws “Monitorimi për Qëndrueshmëri”, i cili mbwshtetet nga Bashkimi Evropian, pjesw e projektit “Shoqeria Civile kundwr Korrupsionit, nga njw sfidw vendase nw njw pwrgjigje Evropiane!”.  Projekti po zbatohet në Bashkitë Devoll dhe Kolonjë, Bashkitë e Qarkut Korçë.

Qëllimi kryesor i iniciativës është parandalimi i korrupsionit në përdorimin e tokës në Bashkitë Devoll dhe Kolonjë, përmes monitorimit të proceseve vendimmarrëse dhe fuqizimit të komunitetit të rajonit të Korçës për të siguruar qëndrueshmëri.

Objektivat specifik:

  • Monitorimi i vendimeve, proceseve dhe vlerësimi i ndikimeve në natyrë si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës, nga fond pyjor dhe kullosor në industrinë e centraleve fotovoltaike në bashkitë Devoll dhe Kolonjë.
  • Nxitja e përfshirjes aktive të komunitetit, veçanërisht grave, vajzave dhe të rinjve në monitorimin, avokimin dhe ndjekjen e proceseve të vendimmarrjes në bashkitë e Qarkut Korçë.

Rezultatet e synuara:

R1. Vendime të monitoruara për risk korrupsioni në ndryshimin e përdorimit të tokës nga natyrore në industriale (centrale fotovoltaike), për një periudhë 3-vjeçare, vlerësimi i ndikimeve afatgjata në natyrë dhe plan masash konkrete i hartuar për 2 bashki.

R2. Bashki të orientuara drejt vendimmarrjeve transparente dhe më të qëndrueshme në ndryshimin e përdorimit të tokës, duke marrë në konsideratë ndikimin në receptorët natyrorë dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike

R3. Gra, vajza dhe të rinj të përfshirë në proceset e vendimmarrjes për çështjet e ndryshimit të përdorimit të tokës natyrore, në të zhvilluar dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

R4. Kapacitetete të rritura tek gratë, vajzat dhe të rinjtë për monitorimin e vendimeve me risk të lartë korrupsioni dhe advokimi i çështjeve të mbrojtjes së natyrës dhe përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

R5. Shembull i promovuar i monitorimit të vendimeve me rrezik të lartë korrupsioni me ndikim në nivel lokal.

Aktivitetet:

A1. Hartimi i raportit të monitorimit i procedurave bashkiake për ndryshimin e përdorimit të tokës nga natyrore, në industriale (ndërtim i centraleve diellore);

A2. Dy takime informuese me banorët (kryesisht gra dhe vajza) në bashkitë e targetuara;

A3. Gjashtë trajnime në gjashtë gjimnaze në bashkitë e targetuara dhe ato të qarkut;

A4. Një forum rajonal (Qarku Korçë) për ndërgjegjësimin e publikut dhe ndarjen e eksperiencave pozitive për çështjen e vendimmarrjes, riskut të korrupsionit dhe rëndësisë së mbrojtjes së natyrës për përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike;

A5. Prodhimi i një dokumentari investigativ për çështjet e vendimmarrjes për ndyshimin e përdorimit të tokës, veçanërisht në pyje dhe kullota dhe ndikimi në natyrë dhe mjedis;

A6. Propozimi i Raportit të Monitorimit në Këshillat Bashkiakë;

A7. Zhvillimi i një fushatë promovuese për çështjen e vendimmarrjes për ndryshimin e përdorimit të tokës, ndikimit në natyrë dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe aktiviteteve të projektit në tërësi.

Rrjeti Antikorrupsion
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.