Forumi i Shoqërisë Civile: Hapi i Parë drejt Rrjetit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Shtator 2023, Tiranë

Në muajin shtator 2023, në Tiranë u zhvillua forumi i parë konsultativ me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit “Shoqëria civile kundër korrupsionit – nga një sfidë vendase në një përgjigje evropiane”, një iniciativë e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në partneritet me Qendrën ALTRI dhe Friends of Europe.

Ky forum kishte si qëllim kryesor prezantimin e një prej komponentëve më të rëndësishëm të projektit: krijimin e Rrjetit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Rrjeti synon të fuqizojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes, duke promovuar një bashkëpunim më të strukturuar dhe efektiv me institucionet shtetërore në luftën kundër korrupsionit.

Përmes këtij rrjeti, synohet rritja e ndërgjegjësimit, shkëmbimi i praktikave të mira dhe përfshirja më aktive e OSHC-ve në monitorimin, avokimin dhe reagimin ndaj fenomeneve korruptive në fusha të ndryshme të jetës publike.

Gjatë forumit, pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e Rrjetit, përmes një formulari shprehjeje interesi i publikuar në faqen zyrtare të Qendrës ALTRI.
Kjo nismë përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një fronti të bashkuar qytetar për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në Shqipëri.

Rrjeti Antikorrupsion
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.