Ceremonia e Lanҫimit për Fituesit e Skemës së Nën-Granteve

Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: Nga Sfida Vendase në një

përgjigje Evropiane. 29.01.2025

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi ceremoninë zyrtare të lançimit për gjashtë organizatat e shoqërisë civile, fituese të skemës së nën-granteve, pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: Nga Sfida Vendase në Reagim Evropian”. Ky aktivitet mblodhi së bashku aktorë institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë që mbështesin transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KShH-së; Z. Insidior Rexhepi, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Antikorrupsionit; Znj. Cinzia Tarletti, Shefe e Operacionit 1 në Delegacionin e BE-së në Shqipëri; Znj. Elida Jata, Menaxhere Projektesh në Qendrën ALTRI; dhe Z. Dharmendra Kanani, Zëdhënës Kryesor i organizatës Friends of Europe.

Gjashtë organizatat fituese — Together for Life, Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, Qendra për Nisma Ligjore, All Green Center, dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare — prezantuan qëllimet dhe rezultatet e pritshme të projekteve të tyre. Iniciativat e përzgjedhura synojnë të sjellin qasje inovatore në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si shëndetësia, arsimi, prona, prokurimet publike, drejtësia për viktimat e dhunës seksuale dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara si komuniteti rom.

Organizatat u përzgjodhën në një proces të hapur dhe konkurrues mes 34 aplikimeve, i vlerësuar nga panele ekspertësh të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Qendrës ALTRI dhe Friends of Europe. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve të specializuara në luftën kundër korrupsionit, si një hap thelbësor drejt qeverisjes më transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

Rrjeti Antikorrupsion
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.