Të Rinjtë Romë- Ambasadorë të një shoqërie pa korrupsion!

Shtrirja Gjeografike:

Institutit i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)  po zbaton projektin “Të Rinjtë Romë- Ambasadorë të një shoqërie pa korrupsion!”, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Projekti po zbatohet në katër bashki në Shqipëri: Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër. Këto vende janë përzgjedhur për shkak të pranishmërisë së konsiderueshme të popullsisë Rome, partneriteteve të vendosura të IRCA-s me autoritetet lokale dhe njohjes së thelluar të komunitetit. Zbatimi i këtij projekti do të zgjasë për 12 muaj (Dhjetor 2024 – Dhjetor 2025).

Qëllimi Kryesor: Të kultivojë një kulturë kundër korrupsionit te të rinjtë dhe komunitetet Rome dhe të forcojë partneritetet me institucionet vendore për ofrimin e barabartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët.

Objektivat Kryesore:

  • Të edukojë dhe të zhvillojë një qëndrim kundër korrupsionit te të rinjtë dhe komunitetet Rome përmes trajnimeve, kinemasë lëvizëse, transmetimeve në radio (podcast-e), shpërndarjes së paketave shkollore dhe materialeve promovuese.
  • Të forcojë partneritetin me institucionet vendore për ofrim të barabartë të shërbimeve për individët Romë dhe përpjekje të koordinuara kundër korrupsionit.

Rezultatet e Pritshme:

  • 25 të rinj Romë të trajnuar si “Ambasadorë të një Shoqërie pa Korrupsion”, me aftësi në fushat ligjore, qytetare dhe antikorrupsion.
  • Më shumë se 3,000 familje Rome të sensibilizuara përmes turit të kinemasë lëvizëse dhe skeçeve edukative në lagjet Rome.
  • 8 podkaste edukative në gjuhën shqipe dhe romani, transmetuar në radion online të IRCA-s, me një audiencë të vlerësuar prej 100,000 dëgjuesish në të gjithë Shqipërinë.
  • Udhëzues praktikë antikorrupsion të shpërndarë në të dyja gjuhët, si pjesë e paketave shkollore dhe materialeve promovuese në mbi 200 familje Rome në 8 lagje.
  • 8 vizita studimore në institucione vendore për të rinjtë Romë, duke nxitur mirëkuptim të ndërsjellë dhe përfshirje në shërbime publike.
  • Konferenca përmbyllëse për prezantimin e rezultateve të projektit me pjesëmarrjen e 100 aktorëve nga institucionet, media dhe komuniteti.

Aktivitetet Kryesore:

  • Trajnime për të rinjtë Romë si modele pozitive, për njohuri mbi të drejtat ligjore, procedurat administrative dhe pjesëmarrjen qytetare.
  • Kinema lëvizëse me skeçe interaktive për të edukuar vizualisht komunitetet mbi korrupsionin dhe të drejtat qytetare.
  • Seri podcast-esh për ndërgjegjësimin dhe shpërndarjen masive të mesazheve kundër korrupsionit.
  • Hartimi dhe shpërndarja e paketave shkollore dhe materialeve promovuese me mesazhe kundër korrupsionit (udhëzues, fletëpalosje, fletore etj.).
  • Vizita studimore dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me institucionet vendore: bashki, polici, arsim dhe shëndetësi.
  • Konferencë kombëtare përmbyllëse dhe dokumentar video mbi ndikimin e projektit dhe modelin për veprime të ardhshme.

Grupet e Synuara:

  • Të rinjtë Romë (mosha 15–30 vjeç): 25 individë të trajnuar dhe të angazhuar si ambasadorë lokalë.
  • Familjet Rome: Më shumë se 3,000 të përfshira indirekt përmes fushatave sensibilizuese.
  • Publiku i gjerë dhe institucionet: 100,000+ persona të arritur përmes mediave, përfshirë si popullatën Rome, ashtu edhe jo-Rome.
  • Autoritetet vendore: Të angazhuara në iniciativa të përbashkëta, dialog dhe bashkëpunim për ofrim të barabartë të shërbimeve.