QYTETARËT PËR TRANSPARENCË: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT NË SEKTORIN SHËNDETËSOR SHQIPTAR

Nga data 26.12.2024, Shoqata “Together for Life”, ka filluar zbatimin e projektit: “Qytetarët për Transparencë: Lufta kundër Korrupsionit në Sektorin Shëndetësor Shqiptar”, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Bashkimit Evropian.

Kohëzgjatja: 12 muaj (deri në Nëntor 2025).

Shtrirja Gjeografike: Kombëtare, me zbatim të veçantë të disa aktiviteteve në qytetet Elbasan, Berat, Shkodër.

Qëllimi i projektit: Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri përmes nxitjes së kulturës së raportimit të praktikave korruptive.

Rezultatet e pritshme:

  • Të dhëna të besueshme të gjeneruara mbi perceptimet e publikut shqiptar për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë.
  • Rritja e ndërveprimit dhe dialogut midis palëve të interesuara kryesore mbi çështjet e korrupsionit që ndikojnë në sektorin e shëndetësisë.
    Rritja e kuptimit mbi reagimin e institucioneve shëndetësore ndaj ankesave për korrupsion të drejtuara atyre, duke identifikuar boshllëqet dhe praktikat efektive.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të publikut shqiptar në raportimin e praktikave korruptive në sektorin e shëndetësisë.
  • Rritja e vëmendjes së medias mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë.
  • Të paktën 10.000 qytetarë shqiptarë të kontaktuar përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit (online/personalisht).

Aktivitetet Kryesore:  Zbatimi i këtij projekti në praktikë është i ndarë në tre grupime kryesore aktivitetesh:

  1. Vlerësimi i perceptimit publik dhe angazhimi me palët e interesuara: Vlerësimi i Perceptimit Publik; Tryezë e rrumbullakët me palët kryesore të interesuara për diskutuar gjetjet vlerësimit; Një njoftim për shtyp.
  2. Monitorimi i antikorrupsion institucioneve reagimit të kryesore shëndetësore në vend: Një raport monitorimi mbi mënyrën se si institucionet e kujdesit shëndetësor trajtojnë ankesat që lidhen me korrupsionin.; Një tryezë e rrumbullakët për të prezantuar gjetjet e raportit.; Një njoftim për shtyp.; Pjesëmarrja në një seancë dëgjimore parlamentare

Mobilizimi i qytetarëve për të raportuar korrupsionin në sektorin e kujdesit shëndetësor: Promovimi i platformës Transparency.com.al si një mjet për raportimin e korrupsionit në sektorin e kujdesit shëndetësor.; Lançimi i një fushate në mediat sociale; Prodhimi dhe shpërndarja e tre artikujve mediatikë mbi korrupsionin në sektorin e kujdesit shëndetësor.; Organizimi i forumeve të komunitetit në qytetet e Elbasanit, Beratit dhe Shkodrës.

Për më shumë lexoni më poshtë: