“Shared Justice: Promoting fair and inclusive justice reform systems in the Western Balkans”
Në qershor tëvitit 2024, Tirana mirëpriti eventin ndërrajonal “Shared Justice: Promoting fair and inclusive justice reform systems in the Western Balkans”, një iniciativë e organizuar nga think-tanku ndërkombëtar Friends of Europe në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Qendrën ALTRI. Ky takim inauguroi një platformë të re dialogu për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar figura politike, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.
Në një kohë kur rajoni përballet ende me sfida të ndërlikuara si korrupsioni, ndikimi politik në drejtësi dhe mungesa e transparencës, eventi u konceptua si një thirrje për të shkuar përtej reformave formale dhe strategjive të shkruara. Theksi u vendos mbi krijimin e një “mentaliteti të përbashkët drejtësie”, një transformim i thellë kulturor dhe institucional që angazhon shoqërinë në tërësi.
Gjatë sesioneve të tij, eventi trajtoi çështje kyçe si:
- Ndryshimi i qëndrimeve shoqërore ndaj drejtësisë përmes reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse;
- Roli i lidershipit politik dhe shoqërisë civile në krijimin e një kulture të re të drejtësisë;
- Forcimi i integritetit të sistemit gjyqësor përmes proceseve të ndershme emërimi dhe transparencës;
- Mësimet e nxjerra nga vetting-u i magjistratëve dhe mundësitë për aplikimin e tyre në vendet e tjera të Ballkanit;
- Nxitja e një kulture përgjegjshmërie përmes angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe garantimit të të drejtave të grave, veçanërisht në fushën e të drejtave pronësore.
Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të hapura, duke ndarë praktika të mira dhe sfida të përbashkëta, me qëllimin për të ndërtuar një drejtësi më të drejtë, të pavarur dhe të besueshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt një dialogu të qëndrueshëm dhe bashkëpunues mes rajonit dhe Bashkimit Evropian në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe përshpejtimit të proceseve integruese.
Eventi “Shared Justice” nuk ishte thjesht një konferencë, por një thirrje për reflektim dhe veprim kolektiv për të përmirësuar drejtësinë si themel të demokracisë në rajon.









